Morena tregon anën e ndjeshme të saj, viziton shokun në spital, publikon foto prekëse
Morena Taraku përmes veprimit të fundit ka dhënë një mesazh shumë të fuqishëm.
Morena Taraku ka publikuar disa imazhe të reja në Instagram, në të cilat u shfaq në spital pranë mikut të saj, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja e kishte vizituar atë dhe për t’ia larguar mendjen nga dhimbja, ishte argëtuar duke bërë skena qesharake pranë tij.
“Gjithmonë do të ketë ditë të këqija me luftë, por do të ketë edhe të mira. Le të jetë dashuria jote ajo që ta bëjë dikë të di që je aty për të, edhe nëse ai është sëmurë ose më disponim të keq”, ka shkruar ajo.
Për ndryshe, projekti i fundit nga Morena Taraku është “Dashni”, në bashkëpunim me Sabri Fejzullahun.