Mozzik dhe Loredana lansojnë duetin e ri më 1 shkurt

  
  

Më 1 shkurt do të lansohet kënga më e re e Mozzik. Kështu ka bërë të ditur vet reperi nga Ferizaj.

Ai e ka publikuar një video në Instagram për t’i njoftuar fansat e tij lidhur me projektin e ri muzikor.

Përmes një xhirimi të shkurtër, https://telegrafi.com/tag/mozzik/ target=”_blank” rel=”noopener”>Gramoz Aliu ka treguar se kënga do të titullohet “Romeo&Juliet”, ndërsa mund të jetë një tjetër duet me https://telegrafi.com/tag/loredana-zefi/ target=”_blank” rel=”noopener”>partneren e tij, Loredana Zefi.

“Bonnie & Clyde” është bashkëpunimi ndërmjet dyshes që u lansua në shtator të vitit të kaluar dhe numëron mbi 35 milionë shikime në YouTube.

Çifti i popullarizuar shqiptar u bënë prindër të një vajze në muajin dhjetor, ndërsa vetëm disa ditë më pas nhttps://telegrafi.com/pritje-madheshtore-per-mozzikun-ne-ferizaj-mbreme-thyem-rekorde/ target=”_blank” rel=”noopener”>isën turneun e tyre të koncerteve.

Po në muajin dhjetor, Mozzik e lansoi edhe projektin e tij më të fundit kushtuar nënës dhe familjes, “Nana”.

Videoja muzikore u publikua në YouTube më 15 dhjetor dhe deri më tani numëron mbi gjashtë milionë shikime. /Telegrafi/