Mozzik thotë se ka më shumë hite në karrierë se sa vite në jetën e tij

 
 

Reperi i njohur Mozzik është shumë i pëlqyer për këngët e tij.

Ditë më parë, ai së bashku me partneren e tij, Loredanën, dhe vëllanë Getinjon, kanë mbajtur një koncert madhështor në Ferizaj, ku janë pritur mirë nga mijëra fansa.

Disa prej këtyre pamjeve, treshja i kanë ndarë edhe me ndjekësit e tyre në rrjetin social Instagram.

Në një fotografi të publikuarsë fundmi nga koncert, reperi Mozzik e lartëson figurën e tij, duke shkruar në mbishkrimin e fotografisë se ka më shumë hite në karrierën e tij, se sa vitet që tregojnë moshën e tij.

“Më shumë hite se sa vjet”, janë fjalët e reperit nga Ferizaji në Instagram.

Ndërkohë të shumta kanë qenë pëlqimet dhe replikat nga ana e fansave në hapësirën për komente.

Përndryshe, Mozzik dhe Loredana janë bërë prindër për herë të parë pak javë më parë, ku kanë mirëpritur në jetë vajzën e tyre të parë, të pagëzuar me emrin Hana. /Telegrafi/