Muharrem Hoxha për humbjen e Fadil Hasës: Kam qarë për të

  

Aktori i njohur Fadil Hasa ndërroi jetë në verën e vitit 2018 nga një sëmundje e rëndë. Lajmi i vdekjes së tij e tronditi rëndë Muharrem Hoxhën, i cili e konsideronte Fadilin si një prind të dytë.

I ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” në Ora News, aktori Muharrem Hoxha rrëfeu se si e përjetoi dhe si e mori vesh lajmin për humbjen e mikut të tij.

Muharrem Hoxha: Ta them sinqerisht, edhe kam qarë për Fadilin. Në ’72 jemi njohur bashkë.

Dy netë më para isha tek shtëpia e tij. Ai ishte i sëmurë me një sëmundje të keqe. Siç tha dhe doktori i madhi Petrela, për 1 muaj e gjysmë do iki dhe ashtu ndodhi. Por nuk e mori vesh se i dha një ilaç që thoshte më dhemb koka, ishte dhe vapë e s’dilte. Të nesërmen e kishim lënë për të dalë me pi kafe me atë dhe Haxhi Ramën. Dalim nga ora 9 – 10 tha se është vapë. Të nesërmen na tha e bija se ka vdekur. I madh nuk ishte, po as i vogël jo, 78 vjeç.