Muza e Chanelit, Penelope Cruz tregon se si mund të dukesh e hijshme me veshje modeste

 
 

Aktorja spanjolle Penelope Cruz u shfaq në tepihun e kuq të ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Dias de Cine” në Madrid.

Aktorja, e martuar me kolegun Javier Bardem, zgjodhi kombinimin perfekt të pantallonave prej lëkure të përdredhur dhe xhaketës së kuqe.

Xhepat e lartë e bënin këtë kombinim edhe më tërheqës dhe buzëkuqi i theksonte sensualitetin e aktores që është ‘muzë’ e shtëpisë së modës franceze, Chanel.

Bukuroshja e zbukuruar me bukuri natyrore, është një dëshmi se gratë pa dekolte dhe funde të shkurtra, mund të jenë shumë tërheqëse dhe seksi.

Kohët e fundit, Penelope tha se Javier nuk përpiqet të luajë së bashku në filma me bashkëshortin e saj.

“Në të vërtetë, kjo nuk është diçka që ne gjithmonë duam sepse përpiqemi të mbrojmë atë që kemi në jetën private”, tha Penelope.

Ndryshe, kujtojmë se dyshja e botës së hollivudit ka dy fëmijë, djalin Leon si dhe vajzën, Lunën. /Telegrafi/