Naomi Campbell bën rikthimin epik, sfilon me fustan transparent
Pas 14 vitesh Naomi Campbell ka bërë një rikthim epik në pasarelën e Valentino.
Supermodelja dëshmoi edhe njëherë se është ‘mbretëresha’ e pasarelave.
Jo vetëm që doli për herë të parë pas 14 vitesh për të prezantuar koleksionin Pranverë 2019 të Valentino, por modelja legjendare mbylli shfaqjen.
Ajo sfiloi në e Javës së Modës së Valentino në Paris të mërkurën, e veshur me një fustan të zi transparent.
Naomi dominoi eventin me dizanjin e jashtëzakonshëm të Pierpaolo Piccioli.