Naomi Campbell flirton me Liam Payne në rrjetet sociale
Njëra prej manekineve më të mira britanike, Naomi Campbell, ka flirtuar në rrjetet sociale me këngëtarin Liam Payne.
25-vjeçari duket se ka simpati për femrat më të mëdha në moshë, pasi ka qenë në lidhje me këngëtaren https://telegrafi.com/tag/cheryl/ target=”_blank” rel=”noopener”>Cheryl, e cila është dhjetë vite më e moshuar se ai.
Ndërkaq, Campbell (48 vjeçare) është për 23 vite më e moshuar se ish-anëtari i grupit “One Direction”.
Siç shkruan Cosmopolitan, këto ditë, këngëtari dhe manekinia kanë shkëmbyer komplimente në profilet e tyre në Instagram, gjë që është kapur nga faqja Comments by Celebs.
Flirti ka nisur kur Naomi e ka publikuar një fotografi, në të cilën i kishte bërë një fotoportret me flokët kaçurrele, ndërsa Liam i ka thënë se dukej bukur.
“Perfeksioni në një person. Mos ma jep atë shikim”, ishin fjalët që i ka shkruar këngëtari.
Ndërsa nuk kanë vonuar edhe komplimentet e Campbell kur Payne e ka publikuar një imazh, në të cilin shfaqej i zhveshur në pjesën e sipërme.
“Shpirt i bukur”, ka shkruar Naomi, ndërsa Liam ia ka kthyer: “I veti e njeh të vetin” dhe i ka dërguar një simbol puthjeje.
Nuk dihet nëse është fjala vetëm për shkëmbim komentesh apo romanca mund të zhvillohet tutje. Sidoqoftë, mediat kanë nisur të spekulojnë. /Telegrafi/