Ndërron jetë në moshë 32 vjeçare komiku Kevin Barnett

  
  

Komiku i njohur amerikan, Kevin Barnett, ka ndërruar jetë në moshë 32 vjeçare – bën të ditur BBC.

Publiku u njoftua me yllin amerikan falë realizimit të serialit të FOX-it, “Rel”.

  

Kevin Barnett (Foto: Bryan Bedder/Getty Images for New York Magazine/Guliver)

  

Po ashtu, ai ka arritur sukses edhe si skenarist i komedive televizive, ndër të cilat veçohet “Broad City”.

Ai është vlerësuar njëherësh edhe si një prej ‘stand up’ komikëve të rinj të pëlqyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

  

Kevin Barnett (Foto: Bryan Bedder/Getty Images for New York Magazine/Guliver)

  

Në çastin e vdekjes, Barnett ndodhej në Meksikë, ndërsa autoritetet akoma nuk e kanë bërë publik shkakun e vdekjes.

“Jemi shumë të pikëlluar për vdekjen e mikut tonë Kevin Barnett. Ai ka qenë një talent i jashtëzakonshëm dhe një person i mrekullueshëm. Mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e tij”, kanë shkruar në Twitter nga United Talent Agency.

“Zemrat tona janë të thyera, sikur të të gjithë atyre në ‘Rel’, pas lajmit për vdekjen e Kevin Barnett. Ai ka qenë shumë humorist, jashtëzakonisht i talentuar, një njeri që kishte shumë të bërë dhe shumë ngjarje për të treguar”, kanë thënë nga Fox Entertainment. /Telegrafi/