Ndjekësit ‘çmendin’ Alba Hoxhën! Zbulon më në fund se si qëndron e vërteta e lidhjes me Albi Nakon [FOTO]
Alba Hoxha dhe Albi Nako prej disa kohësh po përfiten për një lidhje të mundshme. Ata të dy nuk e kanë pranuar asnjëherë këtë fakt, madje balerina e njohur nëpërmjet disa positmeve në Instagram e ka mohuar dhe ka treguar që është single.
Alba ka postuar dje një foto selfie dhe ka shkuar ‘Ngrohtë vetëm pranë oxhakut…’
Të shumta kanë qenë edhe komentet që i kanë lënë balerinës dhe një ndër to ishte ‘edhe Albit’, pra një koment me ironi brenda duke lënë të kuptohet që fansat mendojnë se ata të dy kanë ikur me pushime bashkë. Nuk ka munguar edhe reagimi i menjëherëshëm i Albës e cila ka shkruar ‘Nuk jam e lidhur me Albin, se me çmendëtttt’
Mesa duket balerinës i ka ardhur në majë të hundës që mediat dhe njerëzit mendojnë se ata të dy janë çift, prandaj më në fund ka reaguar duke e thënë troç që ajo dhe Albi nuk janë të lidhur.
albshowbizzz.com