Ndodh në Why Not/ Roza Lati dhe Arjon Muça martohen dhe divorcohen brenda pak sekondash
Roza Lati dhe Arjon Muca realizuan një martesë dhe një divorc gjatë emisionit “Why Not” në Ora News.
E frymëzuar nga portalet, moderatorja vendosi ti propozojë Arjonit. Ndonëse ky i fundit bënte rezistencë dhe refuzoi disa herë, në fund u dorëzua.
“Pranoj sepse kuptoj fuqinë e portaleve dhe vlerën që kanë tek shoqëria jonë, por nuk më pëlqejnë kafshët. Është problem për ty?”, tha Arjoni.
Fjalia e tij shkaktoi divorcin vetëm pak sekonda pas martesës pasi Roza Lati njihet si një adhuruese kafshësh. Moderatorja e “Why Not” sqaroi se do të mbeteshin shokë, por nuk mund të funksionojnë si një cift.