Në 13 vjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, Sinan Vllasaliu e kujton me një thënie të tij
Sot është përvjetori i vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Ibrahim Rugova ndërroi jetë më 21 janar të vitit 2006, ndërsa sot në këtë përvjetor përkujtohet jeta dhe vepra e tij, shkruan lajmi.net.
Këngëtari Sinan Vllasaliu e ka kujtuar atë përmes një fotografie që e ndau me ndjekësit në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.
Këtij imazhi, ai ia ka shtuar edhe disa fjalë të Rugovës, i cili thoshte se ëndrra e tij është ta sheh Kosovën të pavarur.
“Vizioni im është ta kemi një Kosovë të pavarur, demokratike, me shoqëri politike tolerante dhe me ekonomi solide, e integruar në Bashkimin Evropian, NATO dhe të vazhdojmë raportet e mira me SHBA-të”, janë fjalët e Rugovës, që Sinani i solli bashkë me fotografinë e tij. /Lajmi.net/
View this post on Instagram
albshowbizzz.com