Në lidhje dashurie me DJ Sardin? Jonida Vokshi e thotë të vërtetën për Prive

 

Emri i saj u
lakua ditëve të fundit për një lidhje të re dashurie me një tjetër figurë
publike shqiptare.

Bëhet fjalë për
moderatoren e njohur Jonida Vokshin, e cila u bë protagoniste e titujve rozë për
një romancë me DJ Sardin.

  

Mediat rozë në Shqipëri, shkruajtën se çifti janë në një lidhje tash e disa muaj edhe pse janë kujdesur që t’i shpëtojnë syve të publikut.

 

                        View this post on Instagram                                     

Happens for a reason!

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial) on

 

 

Por
si qëndron e vërteta lidhur me raportin mes tyre?

DJ Sardi ishte i ftuar mbrëmjen e së dielës
në emisionin “Familja”, ku Turjan Hyska e pyeti: “Është e vërtetë që je lidhur
me atë?”.

Duke buzëqeshur, Sardi iu përgjigj shkurt “Mbase”, dhe nuk komentoi asgjë me tepër lidhur me marrëdhënien.

Mirëpo
nga ana e saj, në një prononcim për Prive, Jonida Vokshi e ka mohuar vërtetësinë
e raportimeve.

“Pikë
së pari shumë-shumë faleminderit që më pyetët. Pikë së dyti nuk ka asgjë të vërtetë
në këtë histori”, ka qenë përgjigja e Vokshit dhënë për Prive, duke deklaruar
se romanca me Sardin, në njëfarë forme qenka fiksion i mediave!

 

  

 

  

 

albshowbizzz.com