Në moshën 97 vjeçare, ndërron jetë aktorja e njohur
Aktorja e njohur e filmit “Hello Dolly”, ka vdekur në moshën 97 vjeçare.
Carol Channing ka ndërruar jetë në moshën 97 vjeçare, ndërsa mësohet se vdekja ishte e natyrshme, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.
Aktorja dhe këngëtarja njihej për interpretimin në “Gentlemen Prefer Blondes” dhe “Hello Dolly”.
Channing gjithashtu kishte arritur sukses të rëndësishëm në “Hollywood”, duke fituar një çmim të rëndësishëm në “Golden Globe”, në vitin 1967.
Ajo ishte nominuar edhe për çmimin “Oscar”, për rolin e saj në “Thoroughly Modern Millie”. /Lajmi.net/
albshowbizzz.com