Në një lidhje? DJ Sardi ndoshta e pranoi ”me stil”, moderatorja Jonida Vokshi zbulon të vërtetën: Romanca ime me Sardin është…[FOTO]
Lajmi se mes moderatores simpatike Jonida Vokshi dhe DJ Sardit, ka më shumë se shoqëri, ka bërë bujë në media. Ndonëse asnjëri prej tyre nuk e konfirmoi, dyshimet mediatike dhe të fansave vetëm sa shtohen. I ftuar tek emisioni ‘Familja’ gjatë mbrëmjes së djeshme, Sardi ka lënë të kuptohet se mes tyre ekziston diçka.
I pyetur nga Turjan Hyska nësë ishte e vërtetë që është në një lidhje me të, DJ është përgjigjur me një fjalë të vetme, duke lënë të kuptohet një përgjigje pozitive.
‘Mbase’, tha i buzëqeshur Sardi.
Mirëpo nga ana e saj, në një prononcim për Prive, Jonida Vokshi e ka mohuar vërtetësinë e këtij thashethemi
“Pikë së pari shumë-shumë faleminderit që më pyetët. Pikë së dyti nuk ka asgjë të vërtetë në këtë histori”, ka qenë përgjigja e Vokshit, duke deklaruar se romanca me Sardin, në njëfarë forme është një trillim.
albshowbizzz.com