Në pritje të ëmbël, Almeda Abazi publikon foto në muajin e gjashtë të shtatzënisë [FOTO]

 

Disa muaj më parë modelia e famshme Almeda Abazi zbuloi lajmin e bukur të pritjes së ëmbël.

  

Ajo e ka treguar që në fillesa edhe gjininë e të voglit, megjithëse fotot e saj kanë qenë të rralla. Ish-missi ka zgjedhur të jetë e rezervuar, por mbrëmjen e djeshme ajo ka publikuar një foto mjaft të ëmbël në rrejtet sociale. Me barkun e zbuluar dhe e buzëqeshur, Almeda ka ndarë një moment nga përditshmëria.

zdghfgjd.JPG

Kujtojmë se moderatorja e njohur është e martuar me aktorin turk Tolgahan. Ata janë martuar në 2017-ën dhe ky fëmijë ka qenë i shumëpritur për dy të dashuruarit. Almeda ka zbuluar se po e përjeton me shumë emocion të gjithë këtë periudhë dhe ka ndarë disa nga detajet më speciale të pritjes së ëmbël. Djali i çiftit të njohur pritet të vijë në jetë, pranverën e 2019-ës.

dfhsfghdfgj.JPG

 

albshowbizzz.com