Nëna e Getit prapë probleme me burrin? I dedikon këtë mesazh

 
 

Florije Selimi është nëna e reperit të njohur Getoar Selimit, shkruan “InfoKosova”.

Florija u bë e njohur falë birit të saj i cili gëzon shumë famë.

Vitin që lamë pas u tha se nëna dhe babai i Getit u bashkuan pasi qenë të divorcuar çifti.

Por, duket se mes tyre sërish ka një krizë apo dhe ndarje.

Këtë na bënë ta mendojmë zonja Selimi e cila përmes një fotografie ka nxjerrë një mesazh shumë qartë të kuptueshëm.

Në të shkruan: “Kur ti të kesh kuptuar rëndësinë time, unë do të kem harruar praninë tënde.”, përfundon mesazhi, i cili dyshohet se i dedikohet pikërisht bashkëshortit të saj.

 
 

albshowbizzz.com