Nënë e bijë! Kjo video e Xhensilës me Ajkën do t’ju ngrohë zemrat dhe shihni sa bukur janë kombinuar! [VIDEO]

 

Në korrik të vitit që lamë pas, këngëtarja shumë e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj u bë nënë për herë të parë me ardhjen në jetë të vogëlushes Ajka. E vogla i ka dhënë tjetër kuptim jetës së Xhensilës e cila në një intervistë para pak javësh u shpreh se pasi u bë nënë kuptoi se asgjë nuk ka më shumë rëndësi sesa mrekullia që solli në jetë. Por edhe pse është treguar shumë e rezervuar në lidhje me Ajkës, Xhensila Myrtezaj nuk ndahet për asnjë çast nga e vogla e saj.

Këtë pasdite Xhensila ka publikuar një video në Instagram ku tregon se është duke qëndruar ngrohtë në shtëpinë e saj së bashku me të voglën. Gjithashtu shohim se nënë e bijë kanë kombinuar papuçet në ngjyrë vishnje.

Xhensila from Vimeointv.al on Vimeo.

 

albshowbizzz.com