New Yorkun në “Miss USA 2019” do ta përfaqësojë Florinda Kajtazi

  
  

Mbrëmjen e kaluar është mbajtur nata finale e garës më të rëndësishme të bukurisë së New Yorkut.

Kjo e fundit ka mësuar edhe emrin e vajzës më të bukur që ka emrin e një shqiptareje.

Vajza që arriti të rrëmbejë kurorën ishte bukuroshja nga Kosova po që ka kohë që jeton  përtej oqeanit Atlantik, Florinda Kajtazi.

Ajo bëri që të merr votat e shumta të jurisë profesionale, por edhe duartrokitjet e shumë të pranishmëve në këtë ngjarje madhore të bukurisë.

Ajo gjithashtu është shpallur edhe Miss Fotogjenia, e cila i jep vlerësim edhe më madh titullit e më të bukurës.

Zeshkania 27-vjeçare që jeton në Yonkers të New Yorkut do të përfaqësojë këtë të fundit në edicionin e 68-të të Miss USA.

Ndryshe, theksojmë se në edicionin e 67-të të konkursit të bukurisë “Miss USA” kishte fituar Sarah Rose Summers. /Telegrafi/