Nicole Scherzinger dhe Adriana Lima rrëmbejnë vëmendjen në pistën e modës së Berlinit

 
 

Të dy zonjat janë të njohura për bukurinë e tyre, karizmin e pabesueshëm si dhe janë të preferuarat e njerëzve në mbarë botën.

Shfaqja që u mbajt në Berlin u rrit nga dy zonjat e famshme, modelja Adriana Lima dhe këngëtarja, Nicole Scherzinger.

Kjo e fundit 40-vjeçare u kujdes për atmosferën ndërsa modelja 31-vjeçare, e cila u pensionua në muajin dhjetor e “Victoria’s Secret”, u ngjit në pistë për të reklamuar një koleksion të veshjeve të dimrit.

Pa dyshim, Nicole dhe Adriana ishin yjet e mbrëmjes dhe e bënë këtë shfaqje të veçantë në kryeqytetin gjerman.

Përndryshe, këngëtarja është ende në lidhje me lojtarin e tenisit Grigor Dimitrov. Ata kanë qenë së bashku që nga viti 2016.

“Unë nuk mund mendoj për numrin e vjetëve, madje as nuk mund ta them, ende ndihem sikur jam 27-vjeçare, prandaj unë mund të qëndroj në formë”, tha ajo në atë kohë.

Ndryshe, Lima po punon në projekte e veta të modës që do të shfaqen gjatë këtij viti kalendarik. /Telegrafi/