Një familje tipike shqiptare – kështu u prit Viti i Ri në shtëpinë e Rita Orës
Të mbledhur të gjithë bashkë rreth një tryeze me ushqime, Viti i Ri në shtëpinë e Rita Orës është po aq klasik sa në të gjitha familjet e tjera shqiptare.
Këngëtarja me famë botërore, e ka pritur
2019-tën pranë familjarëve të saj në Londër.
Bashkë me motrën Elenën, nënën Verën dhe babain e saj Nikun e të vëllanë Donin, këngëtarja ka zgjedhur të qëndrojë në “gjirin familjar”.
Është babai i Ritës ai që ka publikuar në Instagramin e tij një imazh të familjes, nga festa e vogël në shtëpinë e tyre. /Prive.al
albshowbizzz.com