ShowBizzz

Një grua tradicionale si Shyhret Behluli, ia dorëzon paratë burrit

Shyhrete Behluli është një nga këngëtarët më të njohura të muzikës popullore.

Ajo është ndër më të ftuarat në mbrëmjet e ndryshme muzikore dhe në ahengjet familjare.

Shyhrete Behluli nuk po del prej mode, madje tani është shumë më koherente se dikur, se një herë e një kohë, shkruan Kosovarja.

Dikur ajo këndonte me veshje tradicionale e repertori i saj muzikor përbëhej kryesisht nga këngët patriotike, por jo më.

Me kalimin e viteve, gjithçka ka ndryshuar, që nga stili i muzikës e deri te ai i veshjeve. Për grimin e flokët, e keni parasysh vetë.

Shyhretja është shumë e angazhuar në dasma. Ajo, nuk pranon të tregoj se në sa dasma këndon gjatë një viti dhe sa para fiton.

Dhe, arsyetimi i këngëtares së njohur është që ajo nuk merret me këto bilance, pasi këtë gjë e bënë i shoqi i saj, Luli.

Pra, është ai që i merr edhe paratë.

Të Ngjashme