Një Ministre Kulture me flokë pink si Roza Lati

  

Moderatorja e “Why Not”, Roza Lati është një prej personazheve publike me më shumë ndjekës në rrjete sociale. Ajo numëron gati 500 mijë ndjekës në Instagram, gjë që nxiti Arjon Mucën ta propozojë si Ministre Kulture.

Gjatë bisedës në emisionin “Why Not” në Ora News, Arjoni pyeti moderatoren nëse e kanë propozuar të jetë pjesë e politikës. Roza Lati sqaroi për të gjithë se nuk pëlqen të jetë pjesë e partive.

Pjesë nga biseda

Arjon Muça:
Nëse ti do kandidoje për një parti politike, me gjysmë milionë njerëz do bëhesh Ministre e Kulturës.

Roza Lati: Pse jo? Do bënim party në rrugë.

Arjon Muça: Imagjinoni në Europë me Ministre Kulture me flokë rozë.

Roza Lati: Do fitoja pëlqimin e të gjithëve si Edi Rama në fillim me corapet me ngjyra, me kollaret e cuditshme, me tipin ekstravand, tani është ku është.

Arjon Muça:
Po ty të kanë propozuar për politikë?

Roza Lati: Po, jam gjithnjë asnjëanëse. Unë jam shumë drejt e drejt, prandaj nuk e toleroj dot dhe mund të reagoj keq e të djeg veten keq.