Një nuse si Elita, ja si e uron vjehrrën

Elita Rudi vazhdon të jetë ndër personazhet më të përfolura të show bizzit.

Ajo është një femër shumë e bukur dhe atraktive, e tanimë do të bëhet edhe nënë.

Elita Rudi ka uruar vjehrrën për ditëlindje.

Prezantuesja e njohur shqiptare, Elita Rudi ka uruar vjehrrën për ditëlindje me anë të një imazhi të publikuar në Instagram, shkruan lajmi.net.

“Po ju dërgoj shumë ngrohtësi dhe dashuri për ditëlindjen tënde, urime ditëlindjen”, janë fjalët e saj.

Elita duket se ka raporte mjaft të mira me vjehrrën pasi të shumtën e kohës e kalojnë pranë njëra-tjetrës.

Ndryshe, prezantuesja shqiptare u martua me reperin, Gjiko në shtator të vitit që lamë pas dhe së shpejti do bëhen prindër për herë të parë.