Një vit ka kaluar që prej ndarjes së tyre, ish-partnerja e Stine-s rrëfen publikisht se çfarë ka ndodhur me këngëtarin
Stine dhe Graciela Pashaj nuk janë më bashkë prej një vit. Këngëtari në atë kohë zgjodhi që lajmin e ndarjes ta bënte publik në “Instagram” duke falënderuar Gracielën, për çdo moment të dhuruar dhe për ndihmën në kohët e vështira.
Në këtë mënyrë të gjithë ishin të sigurtë se ndarja ishte me mirëkuptim nga të dyja palët. Ata së bashku kanë edhe një vajzë të vogël, të quajtur Estia.
Graciela ka qenë e ftuar në “Da’Sara Show” ka vendosur të flasë për marrëdhënien e saj me Stinen.
Në një moment gazetarja Dasara e pyeti duke qeshur Gracielën nëse është ish-bashkëshortja, apo është pajtuar prapë me Stinen, dhe pa hezitim ajo iu përgjigj: “Jo, jo, jo, jam ish-bashkëshortja!”
Gjithashtu Graciela është shprehur se pavarësisht asaj që ka ndodhur nuk janë armiq me njëri-tjetrin sepse janë prindër të një vajze.
albshowbizzz.com