Një zeshkane me flokë kaçurrela, kjo është vajza bukuroshe e Nazirës

Si një e moshuar dhe e dashur, shërbetore e të pasurve është portretizuar karakteri i aktores Nazira në serialin turk “Më fal”, i cili po pëlqehet mjaft shumë nga shikuesit.

Aktorja Zeynep Metin Aytekin, u lind në Ankara në vitin 1968.

Ajo përveç serialeve ka përvojë edhe si aktore e teatrit. 50– vjeçarja jashtë rolit të “Nazirës” ka një pamje e stil krejt tjetër. Aktorja është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale duke postuar momente të ndryshme nga përditëshmëria e saj.

Së fundi “Nazira” ka publikuar në “Instagram” disa fotografi të ëmbla me vajzën e saj bukuroshe. Në fotografit shihen duke u përqafuar nënë e bijë. E mbishkrimet e këtyre imazheve janë nga më të ndryshmet duke e krahasuar vajzën e saj me një engjëll.