Njeriu më i pasur në botë ndahet nga gruaja pas 25 vitesh martesë

Jeff Bezos dhe bashkëshortja e tij për 25
 vjet, MacKenzie, kanë njoftuar ndarjen e tyre.
“Ne duam që njerëzit të dinë për një zhvillim në
 jetën tonë. Ndërsa familja jonë dhe miqtë e inë, pas një periudhe të gjatë
 bashkë, ne kemi vendosur të divorcohemi dhe të vazhdojmë jetën si miq”, ka thënë
 Jeff në një deklaratë.
“Ne ndihemi jashtëzakonisht me fat që kemi
 gjetur njëri-tjetrin dhe jemi thellësisht mirënjohës për secilin vit që ishim të
 martuar. Nëse do të ishim në dijeni se do të ndahemi pas 25 vjetësh, do ta bënim
 prapë. Ne kemi pasur jetë të shkëlqyer së bashku dhe ne gjithashtu shohim një të
 ardhme të përbashkët si prindër, miq dhe partnerë në sipërmarrje dhe projekte.
 Ndonëse etiketat mund të jenë të ndryshme, ne mbetemi familje dhe miq të dashur”,
 shtoi.
Jeff është themeluesi i Amazon.
Shitësi online Amazon, kompani gjigante e Jeff Bezos, ditë më parë u shpall kompania më e vlefshme në botë, pasi çmimi i aksioneve të saj e ka kaluar atë të Microsoft-it dhe të gjigantëve të tjerë amerikanë të teknologjisë./Prive.al
albshowbizzz.com
 
 
 ![Se zë gjumi! Luana Vjollca ka dy lajme për të dhënë, kë doni para të mirin apo të keqin?! Ja për çfarë bëhet fjalë! [FOTO]](https://albshowbizzz.com/wp-content/uploads/2019/01/se-ze-gjumi-luana-vjollca-ka-dy-lajme-per-te-dhene-ke-doni-para-te-mirin-apo-te-keqin-ja-per-cfare-behet-fjale-foto_5c51961690e1e.jpeg) 
 