Njeriu më i pasur në botë ndahet nga gruaja pas 25 vitesh martesë

 

Jeff Bezos dhe bashkëshortja e tij për 25
vjet, MacKenzie, kanë njoftuar ndarjen e tyre.

“Ne duam që njerëzit të dinë për një zhvillim në
jetën tonë. Ndërsa familja jonë dhe miqtë e inë, pas një periudhe të gjatë
bashkë, ne kemi vendosur të divorcohemi dhe të vazhdojmë jetën si miq”, ka thënë
Jeff në një deklaratë.

  

“Ne ndihemi jashtëzakonisht me fat që kemi
gjetur njëri-tjetrin dhe jemi thellësisht mirënjohës për secilin vit që ishim të
martuar. Nëse do të ishim në dijeni se do të ndahemi pas 25 vjetësh, do ta bënim
prapë. Ne kemi pasur jetë të shkëlqyer së bashku dhe ne gjithashtu shohim një të
ardhme të përbashkët si prindër, miq dhe partnerë në sipërmarrje dhe projekte.
Ndonëse etiketat mund të jenë të ndryshme, ne mbetemi familje dhe miq të dashur”,
shtoi.

Jeff është themeluesi i Amazon.

Shitësi online Amazon, kompani gjigante e Jeff Bezos, ditë më parë u shpall kompania më e vlefshme në botë, pasi çmimi i aksioneve të saj e ka kaluar atë të Microsoft-it dhe të gjigantëve të tjerë amerikanë të teknologjisë./Prive.al

 

  

 

  

 

albshowbizzz.com