Nora Istrefi , Soni dhe Lori Hoxha në të njëjtën veshje – ja sa kushtojnë rrobat e famshme ?
Nuk ndodh rrallë që dy vajza të
famshme, të bëjnë “xing” me veshjet.
Ndoshta për shkak të modës së
fundit e ndoshta për shkak se kanë shije të përafërta, ndodh shpesh që t’i
shohim në të njëjtët fustane e të njëjtat këpucë.
Kjo u ndodhi edhe dy këngëtareve të famshme shqiptare, që pozuan me të njëjtën veshje. Bëhet fjalë për Nora Istrefin dhe Sonin.
Këmishën dhe fundin markës House of
CB, e kishte zgjedhur ta vishte edhe blogerja Lori Hoxha në një nga imazhet e saja
të publikuara në Instagram.
Ndërsa faqja shqiptare What They Wearing, ka zbuluar edhe çmimet e veshjeve që së fundmi ua pamë tri të famshmeve me shumë klas.
Këmisha është e modelit “Roxanne Purple Metallic” e kushton 91 euro
kurse fundi i modelit “Shahja Purple Metallic Draped” kushton 79
euro.
Përndryshe në këtë markë vishen edhe yjet e famshme si motrat Kardashian e Bebe Rexha.
albshowbizzz.com