Nora vishet me rollkë dhe fustan të shkurt, do t’iu shkrijë me këtë pamje

 

Nora Istrefi është këngëtarja nga Prishtina e që me zërin dhe pamjen e saj u bë e pëlqyera e publikut qysh në fillim.

Ajo përveç zërit shquhet edhe me pamjen e saj dhe veshjen plot stil, përcjell ORAinfo.

Nora është e martuar me Robert Berishën, dhe nga kjo martesë kanë një vajzë, Renenë.

E për festat e fundvitit, Nora ka postuar shumë fotografi ku shfaqet vetëm dhe me Renenë, por ajo çka e ka hutuar publikun është se ajo nuk ka bërë asnjë fotografi me Robertin. Duke ngjallur shumë dyshime në publik.

Sidoqoftë, Nora sot ka publikuar edhe dy foto ku shfaqet e veshur tepër joshëse.

Me trupin e saj si ‘peshk’, Nora shfaqet një zonjë e vërtetë. /ORAinfo/