Nuk është më bota kinematografike, Bradley Cooperi me prioritet të ri në jetë
Filmi “A Star Is Born” ka marrë disa nominime në “Academy Award” dhe ka arritur të ardhurat e më shumë se 400 milionë dollarë në mbarë botën.
Kjo duket se nuk është asgjë për Bradley Cooperin, i cili thuhet se pavarësisht të gjitha të mirave me rolin e ri si producenti, si një baba gjithmonë nxiton për të shkuar në shtëpi në mënyrë që të kalon më shumë kohë me vajzën.
Zemra e tij është vendi ku frymon vogëlushja Lea si dhe bashkëshortja ruse, Irina Shayk.
“Bradley është një person krejtësisht i ndryshëm që nga koha kur u bë me fëmijë. Duket se e gjithë përvoja ka pasur një ndikim pozitiv tek ai”, tha një burim për People.com.
Vajza Lea De Seine Shayk Cooper ka lindur në mars të vitit të kaluar në Los Angeles dhe është fëmija i parë i çiftit. Të dy vendosën të bëjnë një jetë private dhe rrallëherë shihen bashkë në publik.
“Ata janë shumë aktiv kur bëhet fjalë për Lean. Shpesh duke ecur, duke vizituar dyqane, luajnë në plazh dhe e dërgojnë vajzën e tyre të luajnë me fëmijët e tjerë”, ka thënë një prej burimeve.
Ai dhe e dashura ende janë duke menduar që kurorëzojnë lidhjen e tyre me martesë, por për momentin është e rëndësishme që ta edukojnë të bijën në mënyrë të drejtë. /Telegrafi/