Nuk është Selena! Zbulohet arsyeja përse Justin dhe Hailey Bieber shtynë dasmën

  

Çifti i njohur i showbizit, Justin dhe Hailey Bieber kanë shtyrë për herë të tretë datën e dasmës së tyre. Pati spekulime se përpjekjet e Justin Bieber për të kontaktuar me Selenën kanë sjellë krizë në çift, por nuk është aspak e vërtetë. Shkak janë bërë familjarët dhe miqtë që ishin të zënë në ditën që ata kishin planifikuar për të zhvilluar ceremoninë. 

“Ata kanë vendosur që të shtyjnë dasmën pasi disa anëtarë të familjes dhe miq të ciftit nuk ishin të lirë që të jenë pjesë e ceremonisë. Qëllimi i tyre është që të përfundojnë vitin si një cift i martuar. Të dy mendojnë se ceremonia do të zhvillohet për Halloween apo në ditët pranë ditëlindjes së Hailey (22 nëntor)”, tha burimi pranë tyre për HollywoodLife.

Çifti ka menduar të bëjë një ceremoni private me 300 të ftuar, ku do marrin pjesë dhe emra të njohur si Kylie Jenner dhe Travis Scott, Chris Brown, Drake dhe Odell Beckham Jr.