Nuk ndalet! TAYNA i bën DISS Rinës dhe Feros para mijëra personave dhe DETAJET i keni këtu! [VIDEO]
Beteja mes repereve të estradës vijon të mbetet ndër temat më të komentuara në faqet rozë. Tayna ka publikuar në profilin e saj, Instagram dy video ku shfaqet duke bërë rap ‘old school’. Aty vihet re një thumbim për rivalët e saj, i cili dyshohet se i drejtohet Feros dhe Rinës. Këta të fundit e quajnë veten “Baba” dhe “Mami”, pjesë të cilën Tayna e ka përdorur në tekst.
“Qysh po don mu shty kur tekstet s’i shkruan vet, ti shkrun dosti yt e ai ‘jol’ osht vet, i bjen që femnave nuk ia qet. Domethënë jom Baba se Nana e kam leht. Rolli n’G-Class dhe shoqet high class, kur na sheh je tu plas”, thuhet në një pjesë të tekstit të kënduar nga Tayna.
Pjesa ku përmend makinat duket si një diss i hapur për duetin e Rinës me Feron, të titulluar “S’ka konkurrenc”. Në tekstin e shkruar nga reperi, Rina këndon:
“Bitch s’kom konkurenc
T’i kapi shoqet e ti hypi me ni Benz
Ohh and some of my girls at the club showing love”.
Mbetet për tu parë nëse Rina dhe Fero do mendojnë për tu rikthyer fuqishëm me një diss që prek Taynën.
albshowbizzz.com