“O sa mirë” me një surprizë, ja cfarë do bëhet me serialin (VIDEO)
Nuk do jetë vetëm një serial
televiziv, por për serialin “O sa mirë”, ka edhe plane të tjera.
Edi Kastrati, njëri nga aktorët
kryesorë e po ashtu drejtor në Teatrin Profesional të Gjakovës, ka treguar se
ka plane që gjatë muajve në vazhdim, seriali të adoptohet edhe në një shfaqje
teatrale.
Ai ka rrëfyer në Nd’rrimin e Natës
në Klan Kosova, se pritet të bëhet gati skenari dramaturgjik në mënyrë që
“O sa mirë” të shfaqet edhe në dërrasat e teatrit.
“Po e them këtu ekskluzive. Sot e kemi pasur takimin e parë në orën 16:00. Për një nismë të një shfaqjeje teatrale, e cila do e përfshijë kastën e vjetër të aktorëve. Besojmë që do shfaqet në të gjitha qytetet e Kosovës”.
Përndryshe, pritet që pjesa e dytë e këtij sezoni të “O sa mirë”, të nis të dielën në Klan Kosova, me episodet e rinj. /Prive.al
albshowbizzz.com