Oj Arijolë, sa kisha dashur të jem kunata jote

 
 

Arjola Demiri u bë e njohur përmes serialit “O sa mirë”, serial ky që vazhdon të ndiqet me interes nga audienca në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e kudo ku ka shqiptar, shkruan “Kosovarja”.

Një ndër rolet e spikatura në këtë serial, ishte edhe ai i “Çbanes”, luajtur me shumë profesionalizëm nga aktorja Arjola Demiri, që i dha një energji shumë të këndshme serialit në fjalë.

Arjola po mungon në “O sa mirë”, por nuk po mungojnë fotot e saj shumë të komentuara në rrjete sociale.

Publiku e njeh mirë jetën e saj, e tani është njoftuar edhe me vëllain e pashëm të Arjoles, të cilin bukuroshja e ka postuar në Instagram, shkruan “Kosovarja”.

A thua, sa vajzat i kanë shkruar Arjoles me dëshirën që të bëhen kunatë me të?

 

 
 

albshowbizzz.com