Ora e dorës në vlerë 49 mijë euro e reperit Noizy

 
 

Reperi i njohur Noizy, së fundmi ka qenë mjaft i përfolur në mediat shqiptare.

Kjo për faktin se ai u përfshi në një rrahje në shtetin italian, gjë e cila u dokumentua edhe me një video e cila qarkulloi gjithandej në rrjetet sociale.

Mirëpo duket se situata është e qetë për momentin, dhe këtë të paktën e tregojnë postimet e reperit në llogaritë e tij në rrjetet sociale.

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi mjaft atraktive, ku shfaqet plot me stil ndërsa është duke pushuar ulur mbi një karrige.

Detaji që vihet re është ora e tij e dorës, e cila kap një shifër marramendëse.

Reperi nga Shqipëria bart në dorë një orë të markës “Audemars Piguet”, e cila kushton jo më pak se 49 mijë e 100 euro.

Ndërkohë që xhupi “Supreme” të cilin ai  e mbante veshur në këtë fotografi kap shifrën e 179 eurove.

Duket se të ardhurat e mira nga muzika ia mundësojnë Noizyt që të bëjë një jetë mjaft të mirë dhe luksoze. /Telegrafi/