Oriola me poza joshëse në setin e ri fotografik
Modelja e njohur, Oriola Marashi, vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku publikon imazhe që joshin vëmendjen e fansave të saj.
Bukuroshja nga Shqipëria ka bërë një set të ri fotografik para fotoaparatit të Leonard Selmanit dhe vjen në poza shumë atraktive.
Disa prej fotografive, ajo i ka publikuar në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi 260 mijë ndjekës.
Dhe natyrisht se imazhet e reja kanë marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga fansat e saj të shumtë.
Ka kohë që po flitet se Oriola do të nisë një karrierë muzikore, mirëpo aktualisht vazhdon të paraqitet vetëm si modele.
Ajo është shfaqur të disa projekte të ‘labelit’ OTR, ndërsa ishte e pranishme edhe në videoklipin e Noizyt me Raf Camoran, “Toto”.
Bukuroshja është edhe e shkolluar për muzikë, gjegjësisht për këndim, prandaj i ka të gjitha predispozitat për të rezultuar e suksesshme. /Telegrafi/