“Oscars” këtë vit mund të mbetet pa prezantues

 
 

Vetëm pak javë jemi larg nga mbrëmja më e rëndësishme në Kinematografinë Botërore.

Mbrëmja e madhe e çmimeve “Oscars”, thuhet se nuk kanë asnjë mikpritës këtë vit pas dorëheqjes së komedianit Kevin Hart.

Për herë të parë në tre dekada, prodhuesit do të zgjedhin të famshmit e listës A për të paraqitur dhe prezantuar në segmente festivalin, në vend që një person ta prezantojë gjithë mbrëmjen, tregojnë burimet e “Variety”.

 

“Oscars” këtë vit pa një nikoqir mikpritës (Foto: Christopher Polk/Getty Images/Guliver)

 

Kanë mbetur vetëm gjashtë javë mbrëmjes së madhe, e cila mbahet më 24 shkurt 2019, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Kinotekave aktualisht nuk ka bërë oferta të reja për një mikpritës alternativ pasi Hart konfirmoi të mërkurën se nuk do të jetë prezantues.

 

Mbrëmja e madhe e çmimeve “Oscars” mbahet më 24 shkurt 2019 (Foto: Matt Sayles/A.M.P.A.S. via Getty Images/Guliver)

 

Herën e fundit që “Oscars” u mbajt pa një prezantues ishte në vitin 1989. Në vend të kësaj, Rob Lower bëri atë që u quajt një performancë “katastrofike” me Snow White gjatë edicionit të 61-të të Akademisë.

“Oscars” këtë vit pritet të shënojë një mbrëmje të profilit të lartë për muzikën në film, falë të nominuarve të mundshëm që janë emrat e famshëm si: Lady Gaga, Dolly Parton dhe Kendrick Lamar, tregojnë tutje burimet e “Variety”. /Telegrafi/

 

Kevin Hart ka bërë të ditur se këtë vit nuk do të prezantojë “Oscars” (Foto: Michael Loccisano/Getty Images/Guliver)