Pakënaqësitë e Silva Gunbardhit dhe Dafit, ja çfarë “urrejnë” tek njëri-tjetri
Silva Gunbardhi dhe Dafi Derti janë ndër artistët më të dashur të publikut shqiptarë, të cilët u njohën nga bashkëpunimi i këngës “Të ka lali shpirt”. Projekti muzikor ishte fillimi i njohjes së tyre për të arritur tek një lidhje e bukur dashurie.
Të ftuar në “Why Not” në Ora News, ata zbuluan se çfarë pëlqejnë dhe nuk pëlqejnë tek karakteri i njëri-tjetrit.
Dafi tha për Silvën se i pëlqen që nevrikoset shpejt, qetësohet shpejt dhe e puth shpesh. Nevrikosja dhe qetësimi përfshiheshin dhe tek gjërat që nuk i pëlqejnë, përfshirë faktin se i merr gjërat shumë seriozisht.
Ndërsa Silva pëlqen tek Dafi faktin që është i vendosur, i dashur dhe mbi të gjitha mashkull. Gjërat që urren më shumë tek ai janë kur bën si karagjoz, bërtet dhe nxehet.