Pas 18 vjet martese, Michael Douglas: Dashuria mes meje e Catherines po rritet dita-ditës
Michael Douglas foli në Golden Globe Awards në Los Angelos natën e kaluar rreth asaj se sa i lumtur është që të ketë grua, 49-vjeçaren Catherine Zeta-Jones.
Dyshja e botë së industrisë filmike amerikane janë të martuar tash e 18 vjet dhe se për asnjë moment nuk kanë menduar të shkurorëzohen.
“Ne festuam së fundmi përvjetorin e tetëmbëdhjetë të martesës. Përveç dashurisë së sinqertë që rritet dita-ditës, mendoj se fakti që punojmë në të njëjtën industri është një plus, sepse na ndihmon shumë dhe ne dimë shumë mirë nëpër atë që po kalojmë”, tha 74-vjeçari.
Ai shtoi se është shumë i lumtur që erdhi në ceremoninë e ndarjes në shoqërinë e gruas së tij, duke theksuar se ajo e kupton mënyrën më të mirë përmes asaj që po ndodh para se të shpallet fituesi.
Michael Douglas fitoi Golden Globe në kategorinë për aktorin më të mirë në kategorinë e humorit dhe muzikës për rolin në serinë e Netflixit, “The Kominsky Method”.
Pas marrjes së çmimit, ai suksesin ia dedikoi bashkëshortes, por e përfundoi duke e nderuar edhe të atin, Kirk Douglas.
“Kjo është për 102-vjeçarin tim, Kirk”, tha Michael Douglas. /Telegrafi/