Pas dokumentarit rreth abuzimeve seksuale të Michael Jackson, reagon familja e tij

  Pas shfaqjes së filmit dokumentar rreth abuzimeve seksuale të Michael Jacksonit, familja e të ndjerit kanë reaguar ashpër.      

Filmin dokumentar “Leaving Neverland” në të cilin janë incizuar sërish akuza rreth abuzimit seksual të Micheal Jackson, familja e tij e kanë cilësuar si “linçim publik”, transmeton lajmi.net.

Premiera e këtij filmi dokumentar u shfaq të premten në Festivalin e Filmit të Pavarur të SHBA-së “Soundance” në Park City, Utah.

Në film, Wade Robson dhe James Seyfschaw japin detaje se si Jackson i kishte abuzuar gjersa ishin fëmijë. Ky film zgjat për 4 orë e gjysmë dhe familja e artistit po e cilësojnë si “skandaloze dhe patetike”

“Ne nuk mund të heshtim para këtij linçimit publik, ku ndyrësirat në Twitter dhe rrjete të tjera sociale e kritikojnë Michaelin gjersa nuk e kanë njohur”, ishte reagimi i tyre pas publikimit të premierës së dokumentarit./Lajmi.net/

 

albshowbizzz.com