Pas duetit të suksesshëm me 2TON, Donjeta vjen solo (VIDEO)
“Sa Gabime” ishte bashkëpunimi i parë i
artistes së re Donjetës me 2TON.
Projekti i cili ka arritur mbi 9 milionë
klikime në youtube, bëri që këngëtarja të njihet më shumë në publik për zërin e
saj të veçantë.
Pas duetit, Donjeta e ka pothuajse gati këngën
e saj të re e cila quhet “A e din”.
Madje këngëtarja ka ndarë pak pjesë nga kënga
përmes një videoje të postuar në Instagram.
Nëse nuk e dini, Donjeta menaxhohet nga Bini
Nebihu i cili është në krye të Diez Production, aty ku artistja punon këngët./Prive.al
albshowbizzz.com