Pas lindjes së Khloe, Zaimina Vasjari së shpejti nënë për herë të dytë? Ja e vërteta! [FOTO]
Koha ikën pa u ndjerë dhe vogëlushja Khloe, tashmë sa vjen edhe rritet. Në janar të vitit që lamë pas këngëtarja seksi, Zaimina Vasjari u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vogëlushe mjaft të ëmbël, të cilën e pagëzoi me emrin Khloe. Së fundmi bukuroshja ishte e ftuar në emisionin “Lart e Poshtë” ku zbuloi disa detaje interesante nga jeta e saj profesionale, por edhe ajo private. Gjatë intervistës këngëtarja tregoi dëshirën e madhe që ka për një fëmijë të dytë dheu shpreh se e ka në plan që në 2020 të mbajë në krah fëmijën e saj të dytë.
“Do të doja që në vitin 2019 të kisha një shtatzëni që në 2020 të kem edhe një bebe tjetër, por gjërat do të shihen nga angazhimet e punës dhe të gjitha gjërat që do të vijnë”,- u shpreh bukuroshja.
albshowbizzz.com