Pas mungesës së gjatë të Elvana Gjatës, ky mashkull VIP shqiptar i është gjendur pranë dhe tani sqaron njëherë e mirë raportin me këngëtaren [FOTO]
Vajzat VIP shqiptar e adhurojnë, kjo e thënë për faktin se i besojnë lukun duarve dhe fantazisë së tij. Valdrin Sahiti prej vitesh është një ndër dizenjuesit e modës më të suksesshëm në Shqipëri e Kosovë. Një ndër shoqet më të mira të Valdrinit ëhtë edhe këngëtarja shqiptare Elvana Gjata.
Që pas ngjarjen në ish-bllok, ku me dashje ose jo u përfshi dhe emri i Elvana, këngëtarja është larguar nga Shqipëria dhe nuk është bërë “e gjallë” as në rrjete sociale.
Sigurisht, që për fansat e saj dhe mediat është gjithnjë në interes për të ditur më shumë se çfarë bëhet me këngëtaren, pasi është shkëputur plotësisht nga jeta publike.
Në një intervistë ekskluzive për revistën “Class”, Valdrin Sahiti ka treguar shumë detaje për marrëdhënien e tyre shoqërore dhe se si është Elvana kur bëjnë projekte bashkë.
“Kemi një raport shumë të mirë përtej raportit profesional. Jemi shokë të ngushtë dhe kënaqemi shumë bashkë. Është shumë me rëndësi për një artist kur personat që mban afër të frymëzojnë dhe motivojnë për punën e tij apo saj. Elvana ka një energji të paparë dhe një sens humori tej mase të spikatur dhe çdo gjë si në punë, si në shoqëri edhe nëse si pëlqen e kthen në shaka dhe të bind që më ndryshe do ishte më mirë. Është një ndër njerëzit e vetëm në jetë me të cilët s’kam ndërruar kurrë asnjë muhabet në raport me punën, stilin, pëlqyeshmërinë sepse pak a shumë jemi në të njëjtat frekuenc,” ka thënë Valdrini.
albshowbizzz.com