Pas ndarjes nga Albi Nako, Klaudia Pepa zbulon para të gjithëve mashkullin e saj ideal! [FOTO]

 

Klaudia Pepa jeton dhe zhvillon profesionin e saj në Itali, ama lidhja me Shqipërinë vazhdon të jetë ende e fortë. Në fillim të dhjetorit ajo ishte prezantuese e edicionit të 20 të “Kënga Magjike 2018” krah Ardit Gjebreas.

Së fundmi Klaudia Pepa ka dhënë një intervistë për revistën “Class” ku ka rrëfyer ndër të tjera edhe se si shkon marrëdhënia e saj me ish bashkëshortin, koreografin e njohur Albi Nako.

“Një raport të qetë. Ndajmë respekt për njëri-tjetrin.” – është shprehuar ajo.

Ndërkohë, përsa i përket jetës së saj private aktualisht balerina e njohur ka thënë se nuk është e dashuruar dhe është akoma në pritje. Por si duhet të jetë një mashkull ideal për t’i bërë përshtypje Klaudias? Ajo tregoi se duhet të jetë një person që përveç të tjerave të jetë i gatshëm të jetojë jetën publike të balerinës së njohur.

“Duhet të jetë një person i gatshëm të jetojë me jetën time private, por edhe me atë publike. Dhe për ta bërë këtë duhet të jetë i kënaqur me jetën e tij. Inteligjent, i fortë. Njeri i aftë dhe i ndjeshëm.”- ka treguar Klaudia.

 

naheg.jpg

 

albshowbizzz.com