Pas ndarjes nga bashkëshortja, STINE feston ditëlindjen me këtë vajzë! [VIDEO]
Vetëm pak javë më parë Stine njoftoi përmes një postimi në Instagram se kishte vendosur të ndahej nga partnerja e tij Graciela. Ai tregoi se marrëdhënia mes tij dhe nënës së vajzës së tij nuk po shkonte si duhej edhe pas përpjekjeve që kishin bërë.
“E kemi patur fatin dhe mundësinë me mijëra herë për të kaluar barrierat e jetës, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç ne i mendojmë! Kështu që nuk mbetet tjetër , veçse të të uroj çdo të mirë të mundshme tani e tutje!” – shkruante Stine në foton e ish-partneres.
Ditën e sotme, Stine feston 38-vjetorin e lindjes dhe pas ndarjes ai po gëzon vetëm në praninë e vajzës së tij. Në një video të publikuar në Instagram, këngëtari dhe e bija shfaqen pranë tortës me qirinj, ndërkohë që Stine i kërkon Estias t’i fryjë qirinjtë bashkë me të.
albshowbizzz.com