Pas ngjarjeve të fundit në BabaStars, reagon edhe Majk: Edhe ti je reper ose këngëtar, por nuk jemi në të njëjtën kategori

 
 

Shpërbërja e ‘label’-it Babastars apo thënë më miri largimi i anëtarëve të tij, ka shkaktuar mjaft rrëmujë në media.

Ishte fillimisht Cozman, i cili doli me një video në Instagram ku njoftoi se tash e tutje karriera e tij do të vazhdonte solo.

Më pas, gjithçka u sqarua në detaje nga reperi Skivi, i cili gjithashtu vendosi që të tregojë gjithë të vërtetat përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Ky i fundit, gjithashtu edhe thumboi disa prej ish-anëtarëve, madje në një nga postimet e fundit i ka quajtur reperët tjerë “Barbie”.

 

Foto: Skivi/InstaStory

 

Pas këtyre deklaratave të shumta, ka pasur një reagim edhe ana e reperit Majk, i cili gjithashtu është pjesë e BabaStars.

Ai ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, në mbishkrimin e së cilës thotë se ai nuk në të njëjtën kategori me reperët që po e thumbojnë atë, gjersa nuk ka përmendur emra.

“Po edhe ti je këngëtar ose reper, ama s’jemi në të njëjtën kategori as në të njëjtin nivel… as nuk vozisim vetura të njëjta, nuk bëjmë pare njëjtë”, ka shkruar Majk.

Ndërkohë komentet që kanë vërshuar poshtë fotografisë kanë qenë të shumta, teksa një pjesë e tyre e kanë parë si replikë të menjëhershme në drejtim të Skivit.

Megjithatë, ky i fundit ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjellë në treg disa projekte muzikore, të cilat tashmë i ka përgatitur dhe i ka gati për lansim. /Telegrafi/