Pas një sëmundje të rëndë, ndërron jetë aktorja e njohur

Ka ndërruar jetë aktorja turke me prejardhje shqiptare.

Pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë aktorja turke me prejardhje shqiptere, Aysen Gruda.

Aktorja e cila ka lindur më 22 gusht 1944 në Stamboll nga një familje shqiptare, është konsideruar si ikona e filmave dhe serialeve të Turqisë, transmeton lajmi net.

Aysen ka ndërruar jetë në moshën 74 vjeçare, pasi nuk mundi ta përballojë sëmundjen e kancerit në pankreas.

E ndjera njihet për rolet e saj në shumë filma, konkretisht mbi 100, duke përfshirë kështu ata si: Tosun Pasha, Sut Kardesler, Gulen Gozler, Sabanoglu Saban, Hababam Sınıfı dhe Neseli Gunler.