Pas skandalit seksual, Jelena Karleusa mohon vërtetësinë e fotove: “U montuan”
Jelena Karleusa, është ndër emrat më të njohur të muzikës serbe dhe edhe më
gjerë. Këngëtarja e famshme ka arritur që me pamjen e zërin e saj të bëjë për
vete mijëra fansa, ndërsa jo rrallë herë është krahasuar për nga stili me emra
si Kim Kardashian e Beyonce, e madje është thënë në mediat amerikane se ato po
e kopjojnë atë me veshjet.
Së fundmi ajo është bërë protagonistja numër një e shoëbizit në Serbi, meqë
disa fotografi kompromituese dolën në media.
Ajo shfaqej e zhveshur dhe duke masturbuar gjatë bisedës me Facetime me futbollistin boshnjak, Ognjen Vranjes, i cili ka shkëmbyer mesazhe me Karleushën.
Kurse Jelena i ka mohuar të gjitha ato që u raportuan për të!
“Sa i përket përmbajtjes që po
qarkullon në internet më duhet të them: Në shumicën e fotove të publikuara, nuk
jam unë ajo në foto dhe janë fotomontazhë, që të gjithë më pak aftësi dhe me
një kompjuter mund ta bëjnë. Disa nga përmbajtjet janë fotografitë e vjedhura
nga telefoni im, të përditësuara dhe të vendosura për të më dëmtuar mua dhe
familjen time. U bëj thirrje mediave dhe njerëzve nga rrjetet sociale që të mos
marrin pjesë në këtë. Të gjithë ata që qëndrojnë pas kësaj do të jenë
ligjërisht përgjegjës”, ka shkruar Jelena në profilin e saj në Facebook.
Karleusa është e martuar me futbollistin serb Dusko Tosiq, me të cilin ka edhe dy vajza, është shdnërruar në personazhin më të përfolur ditëve të fundit. /Prive.al
albshowbizzz.com