Pas suksesit në Eurovision, Rona Nishliu do jetë pjesë e një jurie të rëndësishme
Rona Nishliu është një prej këngëtareve më të suksesshme në Shqipëri, e cila ka arritur dhe famë ndërkombëtare. Ajo do të jetë pjesë e jurisë “Destination Eurovision”, që do përcaktojë këngën fituese të Francës në Eurovision.
Këngëtarja Rona Nishliu e ka konfirmuar lajmin për Magazina.al.
Në garë do të jenë shtatë këngëtare dhe një grup. Fituesja ose grupi do të përcaktohet përmes votave të jurisë dhe publikut.
Rona përfaqësoi Shqipërinë në vitin 2012 me këngën “Suus” dhe arriti të renditej në vendin e pestë. Këtë vit, Shqipëria do prezantohet në Tel Aviv nga Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës”.