Pasi festoi ditëlindjen e 23-të, vajza e Eminem nis pushimet në Australi
23-vjeçarja ka një numër të madh fansash falë babait të saj, reperit të njohur.
Vajza e Eminemit, Hailie Scott Mathers duket e pabesueshme në pushime në Australi, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.
Ylli, i cili mbushi 23 vjet në ditën e Krishtlindjes, mbante veshur një palë bikini të zeza, teksa shikonte nga pishina e hotelit luksoz ku po qëndron.
Eminem i ka kënduar vajzës në më shumë se 20 këngë të tij, përfshirë Hailie, Stan, Mockingbird dhe When I’m gone.
Ylli i hip-hopit dhe Kimberly Scott, mamaja e Hailie, u martuan dy herë dhe kishin një marrëdhënie shumë të trazuar.
Babai i saj është një nga reperët më të famshëm në botë, Hailey ka një marrëdhënie normale me Kimbelyn.
Në vitin 2014, ajo diplomoi në Michigan dhe falënderoi babanë e saj për ndihmën që të bëhet ajo që është.
Ajo shtoi: “Nëna ime dhe babai më kanë dhënë gjithë mbështetjen për të arritur atë që kam”. /Lajmi.net/
albshowbizzz.com